fbpx

SHQIPTARËT KËRKOJNË NGA VUÇIQI TRUPIN KOORDINUES, NJË MINISTRI, VENDIN E NDIHMËSIT DHE SEKRETARIN SHTETËROR

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 14. korrik 2020. Integrimi i shqiptarëve në institucionet shtetërore është në krye të listës së kërkesave të paraqitura nga përfaqësuesit e listës “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar” drejtuar presidentit serb Aleksandar Vuçiq, në konsultimet për formimin e qeverisë së re, me ç’rast kanë kërkuar Ministrinë për administratë shtetërore dhe vetadministrim lokal, ndërsa mes kërkesave të tjera është edhe pozita e kryetarit të Trupit Koordinues.

Shqiptarët po llogarisin gjithashtu pozitën e Ndihmës ministrit të ekonomisë dhe Sekretarit të shtetit në Ministrinë e arsimit, thuhet në dokumentin dërguar Presidentit të Serbisë, i cili u publikua nga mediat shqiptare.

Drejtuesi i listës, Shaip Kamberi, pas takimit me Vuçiq tha se pjesëmarrja e shqiptarëve në qeverinë e ardhshme varet nga përmbushja e kërkesave të tyre.

– Ne kemi bërë kërkesa që kanë qenë të njëjta për shumë vite – veçanërisht integrimi i shqiptarëve në institucionet shtetërore, problemet në arsim, siç janë librat shkollorë dhe mosnjohja e diplomave nga Kosova, dhe kërkesat kanë të bëjnë me zhvillimin e komunave tona, të cilat janë komunat më të pazhvilluara në Serbi – tha Kamberi.

Mes kërkesave të tjera është edhe “çështjet e institucioneve gjyqësore” dhe “integrimi i plotë i shqiptarëve në Trupin Koordinues”.

Lista “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar” fitoi tre mandate deputetësh në zgjedhjet e 21 qershorit.




Leave a Reply

Your email address will not be published.