PVD: KOALICIONI MBARËSHQIPTARË NJË TALLJE, ARIFI DHE MITROVIQ TANI MË JANË MARRË VESHË

Bujanoc, 15 korrik 2020 – Joserioziteti i quajtur koalicioni i partive shqiptare në Bujanoc ka marrë fund, sepse Nagip Arifi dhe Nenad Mitrović tashmë kanë rënë dakord të bëjnë shumicën, njoftoi Partia për Veprim Demokratik e Shaip Kamberi.

Siç njoftoi Bujanovaçke, dy liderët partitë e të cilëve, PD dhe PPS në zgjedhjet e 21 qershorit fituan nga 10 vende në Kuvend, diskutuan të martën formimin e një shumice në Kuvend, për të cilën gjë matematikisht iu mungon vetëm edhe një këshilltar.

PVD, e cila ka 8 këshilltarë, përkujton se takimi u mbajt pas konsultimeve me Aleksandar Vuçiqin të tre deputetëve nga lista e përbashkët shqiptare që drejtohej nga Kamberi.

Grafika: Shpërndarja e mandateve në Kuvendin e komunës Bujanoc (Burimi: Slobodnarec.eu)

“Deri sa ne ia paraqitëm presidentit Vuçiqit qëndrimet e harmonizuara të partive shqiptare, PD i harmonizoi qëndrimet e saj me SNS-ën për formimin e shumicës në Bujanoc”, pohon PVD.

Në vazhdim thuhet se kësaj shumice do t’i bashkohet Lëvizja për progres demokratik (LPD) e Shqiprim Musliut me 4 këshilltarë dhe Alternativa e Arbër Pajazitit me 3 këshilltarë, “parti këto që deri dje kërkonin formimin e qeverisjes lokale me shumicën shqiptare”.

“Vazhdimi i bisedimeve me PPS-ën tregon qartë se PD ka hequr dorë nga ideja e një koalicioni gjithëshqiptar”, konsideron PVD dhe presin që së shpejti të shpallet një marrëveshje midis PD dhe SNS.

Portali në gjuhën shqipe, Folonline, njoftoi se LPD është e gatshme për një koalicion me SNS dhe PD, ndërsa Arbër Pajaziti, përmesnjë publikimi në facebook, dy partitë më të mëdha shqiptare, PD dhe PVD, i targetoi si fajtore në rast se nuk formohet një koalicion i madh shqiptar.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *