fbpx

Edhe 11 raste pozitive në Bujanoc, nga e hëna Banja e Bujanocit shndërrohet në spital për Covid

Bujanoc, 17.7.2020. – Sipas të dhënave të Shtëpisë së  Shëndetit, 11  pacientë të tjerë janë regjistruar të premten me covid-19 në komunën e Bujanocit, tha drejtoresha e këtij institucioni, Dr.Lela Jovanoviq.
Pacientët e rinj janë nga Bujanoci, Tërnoci dhe Baraljevci, kurse rezultatet priten edhe për 34 mostra të tjera.
Drejtoresha njofton se nga e hëna (20 korrik), vend-rehabilitimi shëndetësor në Banjë të Bujanocit do të bëhet  spital për Covid për shkak të rritjes së numrit të qytetarëve të infektuar nga korona.
“Po punohet për të mundësuar që Banja e Bujanocit  të adaptohet sipas sistemit Covid.  Pacientët me një pamje klinike më të butë nga komuna jonë do të shtrohen në këtë spital“, tha Dr. Jovanoviq për Bujanovaçke.
Me 11 rastet e reja, numri i përgjithshëm i të infektuarëve me  koronë në komunën e Bujanocit është rritur në 56 prej  fillimit të  epidemisë.
Sot gjatë ditës, Bujanovaçke  publikoi një deklaratë nga Instituti i Shëndetit Publik, sipas të cilit 5 pacientë të rinj ishin regjistruar të Premten me Covid 19.



Leave a Reply

Your email address will not be published.