MITROVIQ: QEVERISJA MULTIETNIKE NEVOJË E TË GJITHËVE, SHPRESOJ QË TE SHQIPTARËT TË MBIZOTËROJ ARSYEJA E SHËNDOSHË

Shkruan: N. Stevanoviq

 Bujanoc, 17 korrik 2020 – Duket shqshit që Tirana zyrtare po ushtron presion ndaj liderëve të partive shqiptare në Bujanovac për të formuar një shumicë “gjithëshqiptare”, thotë lideri i Progresistëve lokal, Nenad Mitroviq, duke vlerësuar se një përjashtim i tillë i serbëve nuk mund të delë mirë. 

Nënshkrimi i marrëveshjes së koalicionit të mërkurën ishte gati çështje kryer, mirëpo pasoi një ftesë nga Tirana dhe të nesërmen përfaqësuesit e të gjitha partive shqiptare ishin tashmë atje – i tha të premten Mitroviq portalit Bujanovaçke. 

Dhe këta njerëz nga Shqipëria, të cilët po bëjnë presion ndaj bashkëkombësve të tyre në Bujanoc, duhet ta kuptojnë se kjo është Serbi dhe se ata duhet të sillen ndryshe, dhe jo vetëm të marrin parasysh interesat e ngushta politike dhe personale, sepse kjo mund t’iu hakmerret. 

Se “sugjerimet” e Gent Cakaj, Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, drejtuar Nagip Arifitt (PD), Shqiprim Musliut (PDP), Arbër Pajazitit (APN) dhe Shaip Kamberit (PVD) për “domosdoshmërinë e ruajtjes së shumicës shqiptare”, të paktën për momentin, janë duke dhënë rezultate u pa qartë të premten pasi asnjë nga këshilltarët e partive shqiptare nuk u paraqit në seancën konstituive të Kuvendit, e cila u shty për shkak të mungesës së kuorumit, por edhe për shkak të, siç u tha, situatës emergjente për shkak të pandemisë COVID-19.

(Foto: Në Kuvend vetëm këshilltarët e koalicionit rreth SNS-it)

 Për herë të parë që nga viti 2002, ne mund të futemi në një situatë kur nuk kemi një qeveri multietnike, e cila nuk shkon në favor të stabilitetit politik të Bujanocit, zhvillimit ekonomik, dhe do të dëmtojë të gjithë qytetarët që jetojnë këtu, qofshin ata shqiptarë, serbë apo romë – thekson Mitroviq .

 Kur u pyet nga portali Bujanovaçke nëse kësaj çështjej i është vënë pika, që nuk ka të bëjë vetëm me përjkejet e progresistëve për të qenë pjesë e shumicës qeverisëse, por edhe mundësisë për qeverisje multietnike në Bujanoc, Mitroviq u përgjigj duke thënë se shpreson të “mbretëroj arsyeja”.

(Shpërndarja mandateve në Kuvendin komunal të Bujanocit Photo slobodnarec.eu)

 – Unë mendoj se në ditët në vijim ne do të përpiqemi të bisedojmë, ashtu që edhe këta njerëz nga Shqipëria që po ushtrojnë presion mbi bashkëkombësit e tyre në Bujanoc ta kuptojnë se kjo është Serbi dhe se ata duhet të sillen ndryshe, dhe jo vetëm të marrin parasysh interesat e ngushta politike e personale, sepse kjo mund t’iu hakmerret – thotë ai.

 Partia Progresiste Serbe (PPS), shton ai, është akoma e gatshme të bisedojë me të gjitha grupet politike që kanë fituar besimin e qytetarëve dhe që tani janë pjesë e Kuvendit.


TAG


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *