SHTYHET SEANCA E KUVENDIT, ZYRTARISHT PËR SHKAK TË MASAVE TË JASHTËZAKONSHME KUNDËR PËRHAPJES SË COVID – 19

 

Bujanoc, 17 korrik 2020 – Seanca konstituive e Kuvendit komunal të Bujanocit u shty zyrtarisht për shkak të masave të jashtëzakonshme kundër pandemisë. 

Seanca ishte paraparë të fillonte në orën 10.00 mirëpo në sallën e Kuvendit kishin ardhur vetëm këshilltarët e koalicionit rreth SNS-it dhe Partisë rome të unitetit. 

Nenad Mitrović nga SNS tha për Bujanovaçke se dyshon në arsyen zyrtare për anulimin e seancës. 

– Unë mendoj se arsyeja e anulimit është se liderët shqiptarë nuk arritën të bien dakord për formimin e shumicës qeverisëse. 

Mitroviq përsëriti se të mërkurën ai bëri një marrëveshje verbale me PD-ën e  Nagip Arifit dhe LPD-ën e Shqiprim Misliut për formimin e shumicës qeverisëse, mirëpo marrëveshja nuk u nënshkrua meqë të gjithë liderët shqiptarë dje udhëtuan në Tiranë për konsultime rreth koalicionit shqiptar.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *