fbpx

Covid-19 u konfirmua edhe te 12 persona të tjerë nga Bujanoci

Nga: N. Stevanoviq

 Bujanoc, 20 korrik 2020. Sipas të dhënave të publikuara këtë të hënë nga Shtëpia e shëndetit në Bujanoc, infeksioni me virusin Covid-19 u konfirmua edhe te 12 banorë të tjerë të komunës së Bujanocit. 

Që nga fillimi i epidemisë numri i përgjithshëm i të sëmurëve me Covid-19 në komunë tani është rritur në 68. 

Disa pacientë të rinj u shtruan në spitalin e Vranjësndërkaq në mesin e tyre ka edhe persona me simptoma më të buta të cilëve iu është rekomanduar vetizolimi në shtëpi. 

Sipas fjalëve të drejtoreshës së Shtëpisë së shëndetit, Dr.Llella Jovanoviq, janë duke u pritur rezultatet e testit edhe për 11 persona të tjerë. 

Ajo theksoi se çdo qytetar që përjeton simptoma karakteristike për virusin e Covid-19 duhet të raportojë menjëherë në ambulancën Kovid. 

Para së gjithash personat me temperaturë të lartë, duhet menjëherë të vizitohen te mejku. Qytetarët në asnjë mënyrë nuk duhet të përdorin trajtim të pavarur në shtëpi dhe të përcaktojnë vetë terapinë, por është e nevojshme që të bëhet një ekzaminim në një ambulancën kovid – thekson Dr. Jovanoviq. 

Ajo insistoi në respektimin e rreptë të masave të përcaktuara kundër përhapjes së virusit Covid-19, dhe veçanërisht vendosjen e maska mbrojtëse. 

Dua të besoj se tani është plotësisht e qartë për të gjithë se sa e rëndësishme është maska. Bartja e saj duhet të bëhet një zakon dhe një rutinë e përditshme, thotë ajo. 

Për shkak të rritjes së vazhdueshme të numrit të pacientëve, spitali rehabilitues në Banjë të Bujanocit që nga sot është shëndrruar në Spital covid dhe do të pranojë pacientë nga Bujanoci dhe Presheva që kanë një pasqyrë klinike më të lehtë.




Leave a Reply

Your email address will not be published.