MITROVIQ: JEMI TË GATSHËM PËR T’U BËRË PJESË E QEVERISJES LOKALE

Bujanoc, 20 korrik 2020 – Askush nga liderët shqiptarë nuk ka bërë ftesë për një qeverisje të mundshme multietnike, i tha Bujanovaçkes kreu i SNS lokale, Nenad Mitroviq, duke iu përgjigjur spekulimeve jozyrtare se kjo parti mund të bëhet pjesë e qeverisjes lokale, së bashku me koalicionin e 4 partive shqiptare. 

Mitroviq shton se do të pranojë të bisedojë me ta nëse vie një ftesë e tillë. 

Sipas informacioneve të mia, përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare nuk e mirëpritën lajmin se shqiptarët po formojnë një qeverisje monoetnike, me ç’rast  jemi kthyer aty ku ishim 18 vjetë më parë. Nëse kjo ndodh, atëherë një komunitet nacional, në këtë rast komuniteti serb, do të diskriminohet ndërsa vullneti i tij zgjedhor do të shkelet, shpjegon Mitroviq. 

Ai gjithashtu thotë se qëllimi i SNS është që serbët dhe shqiptarët të mos jetojnë pranë njëri-tjetrit, por me njëri-tjetrin. 

Ai gjithashtu sqaron se deklarata e tij për Bujanovaçke në lidhje me ndalimin e investimeve në rastin e një qeverie monoetnike ishte marrë jashtë kontekstit:

– Unë nuk thashë dhe as nuk mendoj se ne ose shteti do të ndalojmë investimet  këtu, por që investitorët e mundshëm nuk do të vijnë në një mjedis politikisht të paqëndrueshëm. Dhe pa qeverisje multietnike në Bujanoc, ne nuk do të kemi stabilitet, sqaron Mitroviq. 

Nexhat Behluli, një punonjës i mediave lokale dhe njohës i shkëlqyeshëm i rrethanave politike, i tha sot Bujanovaçkes se ai pret që SNS të bëhet pjesë e qeverisjes lokale.


TAG


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *