Enver Ramadani kryetar i ri i KK në Bujanoc

Bujanoc, 22.7.2020. (photo Folonline) – Me 26 vota për, asnjë kundër dhe një votë të pavlevshme, Enver Ramadani nga Partia për Veprim Demokratik është zgjedhur kryetar i ri i Kuvendit Komunal në Bujanoc.

“Do të jem gjithnjë në funksion të demokracisë dhe mbarëvajtjes së punës së këtij institucioni “, është shprehur ndër të tjera Ramadani pas zgjedhjes në postin e njeriut të parë të legjislativit, raporton FOLonline.

Para votimit të Ramadanit, këshilltarët e dy listave serbe i kanë braktisur punimet e seancës konstituive.

Këshilltarët e rinj të cilët sot në mënyrë solemne dhanë betimin, për zëvendës kryetar të KK kanë zgjedhur Isuf Ibrahimin nga PD, ndërsa për sekretar, Nermine Aliu Ademi nga PVD.

Pas konstituimit të Kuvendit Komunal është ftuar seanca e parë ku pritet të votohet kryetari i komunës, zëvendës kryetari dhe përbërja e re e Këshillit Komunal.


TAG


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *