Këshilltarët serbë braktisin seancën konstiuive (Video)

Bujanoc, 22.7.2020. – Seanca konstituive e Kuvendit Komunal të Bujanocit për momentin ndodhet në pauzë pasi që është në përgaditje e sipër Komisioni i caktuar për zgjedhjen e kryetarit të këtij organi, raporton FOLonline.

Paraprakisht, në emër të Partisë për Veprim Demokratik, këshilltari, Ermal Rexhepi, ka propozuar Enver Ramadanin për kryetar të ri të KK të Bujanocit, propozim ky i dorëzuar me mbështetjen e 25 nënshkrimeve të këshilltarëve shqiptarë, nënshkrues të Marrëveshjes së koalicionit.

Propozimi i Ramadanit ka nxitur reagimin e këshilltarit të SNS-së Nenad Mitroviq i cili koalicionin gjithshqiptarë e ka vlerësuar si ide jo të qëlluar për komunën e Bujanocit.

“Kjo gjë na kthen 18 vite mbrapa, vite këto që i kemi shpenzuar duke ngritur mirëbesimin midis shqiptarëve dhe serbëve në komunë,” është shprehur Mitroviq.

Ai ka ripërsëritur se ishin në prag të nëshkrimit të marrëveshjes me dy subjekte shqiptare, dhe se për këtë kishin marrëveshje gojore, por siç ka thënë, ndodhi diçka brenda natës dhe shqiptarët u tërhoqën.

Në shenjë mospërkrahje të koalicionit gjithshqiptarë, Mitroviq ftoi të gjithë këshilltarët serbë ta lëshojnë seancën, gjë e cila edhe ndodhi.

Odbornici SNS napuštaju zasedanje SO Bujanovac

Gepostet von Bujanovačke am Mittwoch, 22. Juli 2020

 


TAG


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *