Nagip Arifi kryetar i ri i komunës së Bujanocit

Bujanoc, 22. 7.2020. – Nagip Arifi i Partisë Demokratike është zgjedhur sot për kryetar të ri të komunës së Bujanocit. Arifi mori votat e 25 këshilltarëve të Kuvendit Komunal të Bujanocit.

Arifi pasi ka falenderuar këshilltarët për besimin e dhënë është shprehur se do të punojë për të mirën e gjithë qytetarëve të komunës së Bujanocit.

Poashtu në këtë seancë këshilltarëve i’u drejtuar edhe kryetari i deritanishëm Shaip Kamberi i cili tashmë është zgjedhur deputet në parlamentin republikan.

Kamberi ka falenderuar të gjithë strukturat komunale për bashkëpunim ndërsa institucioneve të reja lokale u ka uruar suksese në punë

Kamberi ka falenderuar të gjithë strukturat komunale për bashkëpunim ndërsa institucioneve të reja lokale u ka uruar suksese në punë.

Në këtë takim, për zv/ kryetar është zgjedhur Shqiprim Musliu nga LPD.

Ndërsa anëtarë të rinj të Këshillit Komunal janë zgjedhur: Izeir Fejzullahu ( PD ), Jakup Xhelili ( PD ), Luan Sadiku ( PVD ), Resmije Ramadani ( PVD ), Bunjamin Avdiju ( PVD ), Amet Mustafa ( LPD ).

Paraprakisht, në seancën konstituive për kryetar të Kuvendit Komunal të Bujanocit është zgjedhur Enver Ramadani nga PVD.

Vlen të thuhet se këshilltarët serbë kanë braktisur seancën konstituive ndërsa nuk kanë marrë pjesë edhe në seancën e parë të KK-së.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *