Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 23 korrik 2020 – Jam i sigurt që liderët politikë të shqiptarëve nuk janë të lumtur për shkak të mënyrës në të cilën u formua qeverisja komunale, tha të mërkurën ish-nënkryetari i komunës së Bujanocit, Stojança Arsiq, në seancën konstitutive të Kuvendit.
– Nuk e di nëse kjo ishte domosdoshme, por do ta përsëris atë që tani më e kam thënë disa herë – serbët, shqiptarët dhe romët në Bujanoc janë pengj të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës. Ne jemi gjithmonë një monedhë për kusuritje, sa herë kanë nevojë si njëra palë ashtu edhe tjetra – tha Arsiq.
Ai thotë se as vetë shqiptarët, banorë të kësaj komune, nuk do të jenë të kënaqur me shumicën qeverisëse gjithëshqiptare të sapoformuar.
– Shpresoj se në të ardhmen e afërt do të krijohen kushte që kjo të korrigjohet, por do të jetë e vështirë, sespe për këtë do të thyhen shumë shtiza – tha ai.
Arsiqi, i cili ishte pjesë e qeverisë multietnike në Bujanoc në disa mandate të mëparshme, theksoi se këtë herë nuk ka biseduar me askënd për formimin e shumicës së re.
– Të tjerë kanë biseduar dhe janë rënë dakord, ndërsa se çfarë kanë bërë po shohim përmes këtij rezultati – thotë ai.
Të mërkurën në Bujanoc u formua qeverisja e re e përbërë nga partitë shqiptare – Partia Demokratike (PD) e kryetarit të ri Nagip Arifi, Partia për Veprim Demokratik (PVD), Lëvizja për Progres Demokratik (LPD) dhe Alternativa për Ndryshim.
Sipas kreut të Progresistëve, Nenad Mitrović , ditë më parë marrëveshja e koalicionit mes SNS, Nagip Arifit dhe Shqiprim Musliut (LPD)ishte “çështje e kryer”.