fbpx

EDHE 20 RASTE TË TJERA ME COVID-19 NË BUJANOC, GJITHSEJTË 93

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 23 korrik 2020 – Komunës së Bujanocit i janë shtuar edhe 20 raste të tjera të infektuar me Covid-19, lajm i cili u konfirmuan të enjten dhe se me këtë numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara nga 73 për dy ditë është rritur në 93. 
Drejtoresha e Shtëpisë së shëndetit, doktoresha Llella Jovanoviq, i tha Bujanovaçkes se shumica e pacientëve të rinj janë nga Bujanoci dhe zona e Klenikut. 
Ndërkohë janë duke u pritur rezultatet edhe për 33 persona të tjerë.
Për rritjen rekorde të rasteve të reja me Covid-19 në 48 orët e fundit, doktoresha Jovanoviq tha se kjo përkon me komunikimin e shpejtuar të të rezultateve të testimit, meqë Shtëpia e shëndetit është duke i dërguar mostrat për testim në një laborator tjetër.
Ajo, sikur edhe disa herë më parë, theksoi se të dhënat për numrin e pacientëve të rinj duhet të merren me rezervë, meqë është e sigurt se numri i të infektuarëve është më i madhë nga numri i konfirmuar zyrtarisht nga Shtëpia e shëndetit, ngase jo të gjithë qytetarët me simptoma vijnë për t’u vizituar në Ambulancën e këtushme covid.
65 raste të reja me Covid-19 në komunën tonë janë regjistruar vetëm gjatë korrikut.



Leave a Reply

Your email address will not be published.