fbpx

Vuçiq: Shqiptarët në Bujanoc po na shantazhojnë

Bujanoc, Beograd, 23 korrik 2020 (Foto RTS PRINTSKRIN) – Shqiptarët në Bujanoc dëshirojnë të na shantazhojnë duke formuar një qeverisje pa serbë, tha të mërkurën Presidenti Aleksandar Vucic për Ditari 2 në RTS.
Është interesante se te unë kanë ardhur përfaqësues të shqiptarëve dhe më thanë ” Vuçiq, na integro në organet shtetërore, na integro në sistem!” Dhe i lumtur për këtë iu them “Do të mendohem, nuk ka problem!”
Dhe pastaj të nesërmen shkojnë në Shqipëri dhe ata iu thonë që të formojnë një qeverisje pa 42 përqind të serbëve, ta largojnë SNS dhe partitë tjera që e kanë kaluar cenzusin. I largoni serbët serbët në nivelin lokal, i largoni 42 përqind të popullsisë, ndërkaq kërkoni që të hyni në nivelin qendror të qeverisë në Beograd me 1 përqind të votave.
Dhe atëherë ju thoni që kjo teori është paksa e çuditshme, por ne e kuptojmë pse po veprojnë kështu.
Unë mendoj se ata duan të jenë në gjendje që në një moment të na shantazhojnë me lloje të ndryshme të presionit, për të ngritur greva dhe gjëra të tjera …
Ata do t’ju thonë pse jeni vetëm në Medvegjë, dhe ne jemi vetëm në Medvegjë sepse atje realisht jetojnë 300 shqiptarë, dhe jo 4.000, siç keni gënjyer për dekada”, tha Vuçiç.
Në seancën konstituive të Kuvendit komunal të Bujanocit të mbajtur të mërkurën, 4 parti shqiptare formuan qeverisjen lokale, gjë e cila çoi në braktisjen e seancës nga këshilltarët serb.
Mirëpo, kryetari i sapozgjedhur i komunës, Nagip Arifi, i tha Bujanovaçkes se për serbët nuk janë mbyell dyert  e përfshirjes në qeverisje dhe se bisedimet për zgjerimin e koalicionit qeverisës, edhe me partitë serbe do të fillojnë javën e ardhshme.



Leave a Reply

Your email address will not be published.