Dr Tiodoroviq: Presim rritje të numrit të rasteve me Covid -19  në Bujanoc

Nga: N. Stevanović
Bujanoc, 24 korrik 2020 – Presim një rritje të numrit të personave të infektuar me kovid-19 në Bujanjo, gjatë kësaj dhe javës tjetër, thotë epidemiologu Dr Branisllav Tiodorović, anëtar i Shtabit emergjent republikan.
Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se gjendja nuk është e njëjtë në çdo mjedis, sepse edhe sjelljet e njerëzve ndryshojnë, mirëpo të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për rëndësinëe  të qenit përgjegjës. Sa i përket jugut të Serbisë, ne presim që gjatë kësaj dhe javës tjetër të ketë një rritje të numrit të personave të infektuar në Bujanocit, kështu që ju bëj thirrje të gjithëve që të sillen me përgjegjësi dhe të respektojnë masat e rekomanduara, të cilat kanë një rëndësi të madhe – tha të enjten Tiodoroviq për Blic.
Ai nuk ka sqaruar se në çka i ka bazuar parashikimet e këqija të Shtabit emergjent republikan për Bujanocin,ndërkohë që ky paralajmërim bazohet  në periudhën e inkuacionit, që zakonisht zgjatë deri në dhjetë ditë, ndërkaq ndërlidhet me me dy ngjarjeve tragjike funeraleve në Tërnovac dhe Zbevcë, në të cilat morën pjesë një numër i madh i njerëzve.
Sa i përket kësaj jave parashikimi i epidemiologut nga Nishi doli të ishte i saktë, sepse nga e hëna (20 korrik) deri të enjten (23 korrik) numri i të sëmurëve në Komunën e Bujanocit është rritur për 37 të infektuar me Covid-19 deri, që është pothuajse 40 përqind e numrit të përgjithshëm të rasteve të regjistruara që nga fillimi i epidemisë në mars.
Drejtoresha e shtëpisë së shëndetit, Dr. Llella Jovanoviq, i tha Bujanovaçkes të enjten se priten rezultate edhe për 33 mostra të tjera.
Që nga fillimi i kësaj jave edhe qendra për rehabilitim në Banjë të Bujanocit është përshtatur në spital covid, në të cilën, sipas asaj që është paralajmëruar, do të trajtohen pacientët me një pasqyrë klinike më të butë, por të nesërmen portalit tone iu tha se Banja e Bujanocit nuk mund të pranonte pacientë meqë nuk ishte paisur me bombola oksigjeni.
Nga fillimi i epidemisë e deri më 23 korrik, në Bujanoc janë regjistruar 93 raste të infeksionit me Covid-19.



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *