fbpx

LLONÇAR: TË SËMURËT NGA BUJANOCI DHE PRESHEVA DËRGOHEN NË LESKOC

Bujanoc, 24 korrik 2020 (Fotografi nga RTS prtsc) – Pacientët e sëmurë nga Covid-19  nga Bujanoci dhe Presheva, ditëve në vijim do të dërgohen për trajtim në Leskoc, tha Ministri i Shëndetësisë Zlatibor Llonçar, për emisionin informativ Ditari të RTS. 

Pas seancës së Shtabit republikan për emergjenca, ai deklaroi se numri i të infektuarve në këto qytete po rritet, por që për shkak të numrit të madh të pacientëve, ata nuk do të shkojnë në Vranjë, por në Leskoc. 

– Tashmë ne kemi organizuar pranimin e tyre në Leskoc, dhe nëse ka nevojë, rastet e rënda do të transportohen për trajtim të mëtejshëmnë Nish, tha Ministri. 

Siç kishte raportuar më parë Bujanovaçke, epidemiologu Branislav Tiodoroviq deklaroi se ai pret rritje të numrit të personave të infektuar në këto dy qytete. 

Të njëjtat parashikime u bënë nga kolegu i tij Predrag Kon, i cili tha se priteshin probleme në Bujanoc dhe Preshevë. 

“Sa i përket lokaleve, për shkak të tubimeve në Preshevë dhe Bujanoc, pritet të shfaqen më shumë probleme atje. Tubimet e rëndojnë edhe më shumë këtë gjendje, e cila është e pafavorshme dhe e pasigurt “, tha Kon. 

Këto paralajmërime përkojnë edhe me kohën prej dhjetë ditësh sa zgjatë inkubimi i virusit, pas dy ngjarjeve tragjike dhe ceremonive mortore në Tërnoc dhe Zhbevcë, në të cilat morën pjesë një numër i madh i njerëzve. 

Nga fillimi i epidemisë e deri më 23 korrik, në Komunën e Bujanocit janë regjistruar 93 raste të infeksionit me Covid-19.




Leave a Reply

Your email address will not be published.