Gazetari i Bujanovaçkes kërcënohet me rrahje në praninë e policisë

Bujanoc, 24 korrik 2020 – Gazetari i Bujanovaçkes, Nikolla Stevanoviq  mori kërcënime sot ndërsa në sheshin e qytetit po fotografonte verandat e një kafiterie për qëllime të një teksti kushtuar situatës emergjente, dhe personi që e kërcënoi atë ishte i shoqëruar nga dy zyrtarë policor në detyrë pikërisht në verandën e njërës prej kafiterive.

Jo vetëm që policët nuk bënë asgjë për të mbrojtur gazetarin tonë, porse njëri prej tyre, zyrtari policor Iliq, madje edhe qeshej, gjë që mund të shihet në foton e shkrepur nga Stevanoviq.

– Çfarë po bënë ti, pse po fotografon, ik nga këtu të mos vij te ju tani për t’ju treguar, për t’iu bërë llom. Mos më detyro të ngrihem tani – i tha gazetarit personi me bermude të bardha dhe me fanellë ngjyrë të mbyllur, i cili ishte ulur me policët që qeshnin gjatë kësaj kohe.

Kërcënimet nuk u ndalën as kur gazetari tha se në çfarë cilësie ishte në atë pozitë dhe për cilën shtëpi mediatike punonte, ndërsa reagimi i policisë mungonte.

Përveç që nuk parandaluan kërcënimin, deri sa kohën që duhet ta kalonin në detyrë e kalojnë në kafiteri, zyrtarët policorë kishin shkelur edhe masën e obliguar të mbajtjes së maskës në ambiente të jashtme, kështu që edhe me këtë veprim ata shkelën ligjin, në vend që ta mbronin dhe zbatonin atë.

Se Polici Illiq ishte në detyrë konfirmohet me faktin se pak minuta më parë na lejoi ta fotografonim atë duke bërë punën e tij në parkun e qytetit.

Bujanovaçke pret që institucionet kompetente të reagojnë, ndërsa kolegu Stevanoviq do ta raportojë kërcënimin në polici.

Ne gjithashtu do të informojmë shoqatat e mediave për këtë ngjarje, prej të cilave gjithashtu do të kërkojmë mbrojtje.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *