Bujanoc, Beograd, 25 korrik 2020 – Me rastin e kërcënimet që gazetari ynë Nikola Stevanoviq mori të premten gjatë punës së tij, Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë (NUNS) lëshoi një deklaratë. Komunikata e plotë.
Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë dënon me forcë kërcënimet e bëra ndaj gazetarit Nikola Stevanoviq dhe i bën thirrje prokurorisë kompetente dhe policisë që urgjentisht të fillojë procedurat dhe të përcaktojë identitetin e kryerësit.
Stevanoviq u kërcënua ndërsa ishte në një detyrë pune dhe po fotografonte vereandat e kafiterivenë sheshin e Bujanocit.
“Çfarë po bënë aty, pse po fotografon, ikni nga këtu mos të vij ta tregoj qejfin.” “Mos më bënë të ngrihem tani”, i tha gazetarit një burri, deri më tani i panjohur, ndërkohë që vulë të veçnatë rastit i ka lënë fakti që ai ishte ulur në shoqërinë e dy zyrtarëve policor të uniformuar, ndërsa që kërcënimet dhe fyerjet nuk u ndalën as pas prezetimit të Stevanoviqit.
SHPGS paralajmëron se incidente të tilla janë kryesisht pasojë e qëndrimit negativ të zyrtarëve shtetërorë ndaj mediave të pavarura dhe krijimin e një mjedisi në të cilin lejohen sulmet dhe fyerjet ndaj gazetarëve dhe punonjësve mediale pa pasoja, pa pasoja për ta.
SHPGS do t’ia ofrojë të gjithë ndihmën e nevojshme kolegut të saj Stevanoviq dhe redaksisë së portalit Bujanovaçke, dhe zyrtarisht do të informojmë zyrën e prokurorit kompetent për dyshimin e bazuar se janë kryer vepra penale.
(Bujanovaçke më vonë ka mësuar se personi që kërcënoi Stevanoviqin ishte gjithashtu një zyrtar policor, i cili nuk ishte në detyrë në në kohën kur ndodhi rasti)