fbpx

SHPGS (NUNS): URGJENTISHT TË HETOHET DHE TË PROCEDOHEN KËRËCNIMET NDAJ GAZETARIT TË PORTALIT BUJANOVAÇKE

Bujanoc, Beograd, 25 korrik 2020 – Me rastin e  kërcënimet që gazetari ynë Nikola Stevanoviq mori të premten gjatë punës së tij, Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë (NUNS) lëshoi një deklaratë. Komunikata e plotë.

 Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë dënon me forcë kërcënimet e bëra ndaj gazetarit Nikola Stevanoviq dhe i bën thirrje prokurorisë kompetente dhe policisë që urgjentisht të fillojë procedurat dhe të përcaktojë identitetin e kryerësit.

 Stevanoviq u kërcënua ndërsa ishte në një detyrë pune dhe po fotografonte vereandat e kafiterivenë sheshin e  Bujanocit.

 “Çfarë po bënë aty, pse po fotografon, ikni nga këtu mos të vij ta tregoj qejfin.” “Mos më bënë të ngrihem tani”, i tha gazetarit një burri, deri më tani i panjohur, ndërkohë që vulë të veçnatë rastit i ka lënë fakti që ai ishte ulur në shoqërinë e dy zyrtarëve policor të uniformuar, ndërsa që kërcënimet dhe fyerjet nuk u ndalën as pas prezetimit të Stevanoviqit.

 SHPGS paralajmëron se incidente të tilla janë kryesisht pasojë e qëndrimit negativ të zyrtarëve shtetërorë ndaj mediave të pavarura dhe krijimin e një mjedisi në të cilin lejohen sulmet dhe fyerjet ndaj gazetarëve dhe punonjësve mediale pa pasoja, pa pasoja për ta.

SHPGS do t’ia ofrojë të gjithë ndihmën e nevojshme kolegut të saj Stevanoviq dhe redaksisë së portalit Bujanovaçke, dhe zyrtarisht do të informojmë zyrën e prokurorit kompetent për dyshimin e bazuar se janë kryer vepra penale.

 (Bujanovaçke më vonë ka mësuar se personi që kërcënoi Stevanoviqin ishte gjithashtu një zyrtar policor, i cili nuk ishte në detyrë në në kohën kur ndodhi rasti)




Leave a Reply

Your email address will not be published.