Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 27 korrik 2020 – Situata me Covid-19 në komunën e Bujanocit po përkeqësohet, numri i të infektuarve po rritet çdo ditë, dhe mundësitë dhe kapacitetet e Shtëpisë së shëndetit po zvogëlohen, tha Dr. Burhan Halili, specialist i sëmundjeve të mushkërive në entin shëndetësor në Bujanoc.
Ai u bën apel qytetarëve që kanë simptomat e kovid-19 të mos hezitojnë, por të paraqiten te mjeku sa më shpejt të jetë e mundur dhe të kërkojnë ndihmë në mënyrë që të shmangen ndërlikimet e mundshme që virusi mund t’i shkaktojë.
-Ju lutemi të jeni sa më të kujdesshëm, në mënyrë që ta kurseni shëndetin tuaj dhe shëndetin e anëtarëve të familjes tuaj. Vendosni maska, mbajeni distancën, mirëmbani higjenën personale – tha Dr. Halili të Dielën.
Më parë, një apel të ngjashëm u bë nga një mjek tjetër në Shtëpinë shëndetësore, doktor Adnan Salihu.
Sipas të dhënave më të fundit zyrtare të publikuara nga Shtpia e shëndetit në Bujanoc, që nga fillimi i epidemisë e deri më 23 korrik në komunën tonë janë evidentuar 93 raste me Covid-19, ndërsa vetëm në muajin korrik janë infektuar 65 persona.