fbpx

NË BUJANOC EDHE 25 RASTE TË REJA ME COVID-19, NJËRI PREJ TYRE PUNONJËS FARMACIE

Bujanoc, 27 korrik 2020 – Farmacia e Qytetit është një nga vatrat e virusit Covid-19 në Komunën e Bujanocit, konfirmoi Dr. Lela Jovanović, drejtoresha e Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc.

 Ajo nuk mund të specifikonte numrin e punonjësve të këtij enti që janë pozitiv në Covid -19, mirëpo sipas fjalëve të saj, dihet se gjashtë punonjës të Shtëpisë së shëndetit janë pozitiv me Covid-19.

 Ajo tha se sipas rezultateve të pranuara të premten dhe të dielën, në territorin e Bujanocit janë regjistruar edhe 25 të jera pozitive, kështu që numri i përgjithshëm i pacientëve me Covid-19 tani është rritur në 118. Shumica e tyre janë nga Bujanoci, Tërnoci dhe zona e Klenikut.

 Nëse nuk do të jemi të kujdesshëm mund të na ndodhë skenari i Novi Pazarit – paralajmëron doktoresha Jovanoviqdhe shton se janë në pritje të rezultateve të testimit edhe të 19 personave të tjerë.

 Bashkëbiseduesja jonë u bën thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat e përcaktuara që nga shpallja e situatës emergjente e cila në komunën tonë është ende në fuqi:

 – Fatkeqësisht, ka shumë njerëz që nuk e marrin seriozisht situatën. Kafenetë dhe rrugët janë plot, kështu është edhe tregu tregu, dhe pak njerëz bartin maskë dhe doreza – paralajmëron Dr. Jovanoviq.

 Derisa në heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme më 6 maj, në Komunën e Bujanocit kishim vetëm vetëm 7 raste pozitive me Covid -19.




Leave a Reply

Your email address will not be published.