NË MAUNEN NGA BUJANOCI GJENDJEN MIGRANTË, NË VENDKALIMIN KUFITAR BATROVCI

Bujanac, Batrovci, 26 korrik 2020 (Foto nga Administrata Doganore) – Tre migrantë të paligjshëm u zbuluan me  ndihmën e një skaneri mobil gjatë verifikimit të një kamion me targa të Bujanocit në vendkalimin kufitar Batrovci, , njoftoi Drejtoria Doganore.

 Edhe personat më me përvojë në mesin e doganierëve janë të befasuar nga skenat e njerëzve që janë të gatshëm të rrezikojnë jetën e tyre vetëm për të kaluar kufirin nga një vend në tjetrin.

 Shoferi i kamionit raportoi se kishte dëgjuar zëra dhe se ishte e mundur që të kishte “pasagjerë të verbër” në kamion.

 Gjatë inspektimit u vu re se shenjat doganore ishin të padëmtuara, megjithatë, në hapësirën e ngushtë të shasisë së kamionit, midis rimorkios dhe paletës, ishin vërejtur këmbët e njerëzve të fshehur aty.

 – Ky është vetëm një nga rastet e shumta të përpjekjeve të migrantëve për t’u transferuar në mënyrë të paligjshme në territorin e BE-së përmes fshehjes në maunet e ngarkuara me mallra.

 Pas ndërhyrjes së policisë, tre migrantë për të cilët u tha se ishin nga Maroku u nxorën nga hapësira tepër e ngusht ku ishin fshehur – thuhet në njoftim.

 Që nga fillimi i këtij viti, zyrtarët doganorë kanë parandaluar rreth 630 migrantë që përpiqeshin në kalimin ilegal të kufirit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *