fbpx

RUZHDI HALILI DREJTUES I PËRKOHËSHËM I KOMUNALISË

Bujanoc, 28 korrik 2020 – Ruzhdi Halili, kuadër i Partisë Demokratike, do të jetë drejtuesi i Organit të përkohshëm në Ndërmarrjen Publike “Komunalia” për maksimum 6 muaj, kështu vendosën këshilltarët seancën e Kuvendit të komunës e cila sapo i përmbylli punimet.

Halili dikur ka punuar për këtë kompani.

Siç u tha, Organi i përkohshëm ka për detyrë që në një afat sa më të shkurtër ta bëjë raportin i cili do të përmbajë bilansin e gjendjes në këtë kompani.

Pas këtij raporti, në njërën prej seancave të radhës do të zgjidhet ose ushtrues detyre i drejtorit ose drejtor me mandat të plotë.

Deri më tani, Komunalia drejtohej nga Adem Hasani, i propozuar nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve, parti kjo e cila nuk është pjesë e koalicionit prej 4 partive politike shqiptare, që përbënë shumicën e re të Kuvendit komunal.

Këshilltarët e partive serbe nuk morën pjesë në seancën e sotme.




Leave a Reply

Your email address will not be published.