BOBAN TOMIQ: KRYETAR, MOS E NDRYSHONI BUXHETIN NË DËM TË KOMUNITETIT SERB

Bujanoc, 29 korrik 2020 – Bogolub Boban Tomiq, drejtor i IDB-ës, përmes portalit tonë uroi Nagip Arifin për zgjedhjen e tij si Kryetar i Komunës së Bujanocit, duke i dëshiruar çdo të mirë në punën e tij, por gjithashtu duke shprehur edhe pritjet se komuniteti serb nuk do të lihet në margjina, meqë aktualisht koalicioni qeverisës përbëhet vetëm nga partitë shqiptare.

Tomiq, iu referua veçmas rishikimit të buxhetit, veprim ky i paralajmëruar nga Arifi, ndërsa ne po transmetojmë në tërësi letrën e tij:

I nderuari zotëri Arifi,

Siç e do rendi, para së gjithash dua t’ju përgëzoj për mandatin në pozitën e Kryetarit të Komunës së Bujanocit, dhe t’ju uroj punë të suksesshme për të mirën e të gjithë qytetarëve të Bujanocit!

Plani i buxhetit për vitin 2020 është miratuar dhe aty është rrespektuar shpërndarja e parave sipas proporcioneve të përcaktuara për komunitetin shqiptar dhe serb. A do të respektohet ky koncept, apo ndoshta do të ndryshoni këto raporte, tashmë të caktuara, ngase partnerët tuaj të koalicionit sigurisht kanë kërkesa ambicioze që mund të përmbushen vetëm duke devijuar nga plani i miratuar i buxhetit për vitin 2020, në mënyrë që të krijoni mundësinë e rishpërndarjes së re, dhe kam frikë se mënyra e vetme për ta bërë këtë është duke dëmtuar komunitetin serb? Kjo është një çështje e madhe por përgjigja është e thjeshtë

Nga njoftimi i lëvizjeve të para që do të bëni, unë shoh që jeni të vendosur për të zbatuar masa për funksionimin më të mirë dhe më efikas të të gjitha shërbimeve dhe ndërmarrjeve publike për të cilat është përgjegjëse komuna, gjë e cila gjithashtu është për çdo lavdatë.

Një nga synimet tuaja është rishikimi i buxhetit komunal sepse, siç keni thënë, llogaria komunale është e bllokuar. Pyetja që lind është: A do të kërkoni përgjegjësi për një situatë të tillë? Ata prej të cilëve morët pushtetin tani janë në koalicion me ju! A mund t’ju besojmë ?!

Plani i buxhetit për vitin 2020 është miratuar dhe aty është rrespektuar shpërndarja e parave sipas proporcioneve të caktuara për komunitetin shqiptar dhe serb. A do të respektohet ky koncept, apo ndoshta do të ndryshoni këto raporte tashmë të caktuara, ngase partnerët tuaj të koalicionit sigurisht kanë kërkesa ambicioze që mund të përmbushen vetëm duke devijuar nga plani i miratuar i buxhetit për vitin 2020, në mënyrë që të krijoni mundësinë e rishpërndarjes së re, dhe kam frikë se mënyra e vetme për ta bërë këtë është duke dëmtuar komunitetin serb? Kjo është një çështje e madhe por përgjigja është e thjeshtë.

Pra, unë do t’ju lusja ta informoni publikun nëse plani buxhetor, tashmë miratuar për vitin 2020, do të ndryshojë, në cilën pjesë dhe si?

Unë mendoj se si qytetar kam të drejtë të pyes sepse jam i sigurt se kjo pyetje është me interes për një numër të madh të qytetarëve të Bujanocit. Përgjigjet tuaja, dhe veçanërisht lëvizjet konkrete, do të japin përgjigje të qarta për shumë çështje se si do të jemi në periudhën e ardhshme.

Edhe një herë, punë të mbarë dhe gjitha më të mirat!




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *