SHTËPIA E SHËNDETIT ME APARAT TË RI TË RENTGENIT

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 29 korrik 2020. Për shkak të prishjeve të shpeshta të aparatit rengen në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, për pasojë e rëndon luftën edhe ashtu tashmë të rënduar të mjekëve kundër Covid-19, ky ent shëndetësor u pajisë me aparatin e ri të rëntgenit nga Ministria e Shëndetësisë dhe Shtabi republikan i krizave.

-Aparati ynë është aq i vjetër dhe shumë shpeshë është jashtë funksionit, gjë që është e papranueshme në situatën aktuale me Covid-19. Ne iu drejtuam me kërkesë Shtabit republikan të krizave për ndihmë urgjente për të cilën morëm një përgjigje pozitive të shpejtë. Sot do të pajisemi me aparat të ri. Në emër të punonjësve tanë shëndetësorë, falënderoj Qeverinë e Serbisë, Ministrinë, Shtabin e krizave dhe Fondin për reagim të shpejtë dhe për kujdesin e treguar për të gjithë ne – i tha Buanovaçkes të mërkurën drejtoresha e Shtëpisë së shëndetit, Dr Llella Jovanoviq.

Pajisja e re do të instalohet ditëve në vijim.

Drejtoresha theksoi se për shumicën e pacientëve me simptoma të Covid-19, që kontrollohen në ambulancën e specializuar, është e nevojshme skanimi i mushkërive.

-Fatkeqësisht, te shumica prej tyre diagnostikohet edhe pneumoni. Asnjëherë nuk kemi qenë në këtë situatë, me një numër kaq të madh të pacientëve me gjetje të tilla në mushkëri – tha Dr. Jovanoviq.

Ndërsa gjithnjë e më shumë qytetarë vijnë çdo ditë në ambulancën Kovid, me një mesatare prej më shumë se 90 pacientësh në ditë, drejtoresha paralajmëroi se ka të ngjarë që ambulanca të fillojë me punë në tre turne.

Sipas të dhënave të Shtëpisë së shëndetit të publikuara të martën, nga fillimi i epidemisë në komunën e Bujanocit me virusin Covid-19 janë infektuar 122 persona.

13 persona janë hospitalizuar në katër ditët e fundit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *