fbpx

ARIFI: PROBLEME ME BUXHETIN, POR ATO DO TË ZGJIDHEN

Shkruan: N. Stevanoviq 

Bujanoc, 30 korrik 2020.- Kryetari i ri i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, vazhdon të fajësojë partnerët në koalicionin aktual qeverisës, të cilët ishin në pushtet për 4 vitet e mëparshme, për gjendjen e keqe financiare që gjeti në komunë. 

– Situata e vështirë financiare ka çuar në probleme të vazhdueshme në funksionimin e rregullt të ndërmarrjeve publike, enteve dhe shkollave, si dhe projekteve të parealizuara – tha Arifi të mërkurën pas takimit me drejtorët. 

Ai theksoi se mori detyrën e të parit të Bujanocit kur llogaria komunale ishte e bllokuar. 

– Unë u premtova drejtorëve që me rishikimin e buxhetit, të cilin do ta bëjmë sa më shpejt që është e mundur, do të përpiqemi të gjejmë zgjidhje me angazhim të përbashkët , në mënyrë që të jemi përgjegjës dhe efikas – deklaroi kryetari i komunës. 

Arifi u zgjodh kryetar me votat e këshilltarëve të “shumicës mbarëshqiptare”, pjesë e së cilës është edhe Partisë për Veprim Demokratik (PVD) e Shaip Kamberit, i cili drejtoi komunën deri një javë më parë.




Leave a Reply

Your email address will not be published.