MITROVIQ U TAKUA ME ARIFIN, BISEDUAN PËR HYRJEN E PPS NË QEVERISJE

Bujanoc, 30 korrik 2020 – Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi dhe kreu i këshillit lokal të PPS, Nenad Mitrović, biseduan sot për përfshirjen e kësaj partie dhe partnerëve të saj në qeverisjen lokale. 

Siç tha Mitroviq për Bujanovaçke, takimi u inicua nga partia më e fortë në kuvendin lokal, Partia Demokratike e Arifit. 

– Për herë të parë, Arifi zyrtarisht më njoftoi se ekziston një klauzolë në marrëveshjen e koalicionit të partive shqiptare për hyrjen e partive serbe në qeverisjen. Ne sot nuk folëm për detaje specifike, por ne kemi planifikuar vazhdimin e bisedimeve javën e ardhshme, tha Mitrović për Bujanovaçke. 

Partitë shqiptare tani më kanë ndarë funksionet mes veti, këshilltarët kanë zgjedhur nënkryetarin dhe kryetarin e Kuvendit, ndërkaq në pyetjen nëse ka “vija të kuqe” nën të cilën PPS nuk do të pranojë hyrjen në qeverisje, Mitrovic tha:

 – Ne i përmbahemi parimit se  40% e qeverisjes u takon serbëve. Ende nuk kemi folur për funksione specifike, tha Mitroviq. 

Ai shton se hyrjen në qeverisje ua ka borxh qytetarëve që votuan për koalicionin rreth PPS në zgjedhjet e 21 qershorit, i cili, ashtu si PD e Arifit, fitoi 10 mandate. 

Në seancën konstituive të Kuvendit komunale të Bujanocit të mbajtur më 23 korrik, 4 parti shqiptare formuan një shumicë të mëvetsjishme prej 25 këshilltarësh, me ç’rast 13 këshilltarë e partive serbe kishin lëshuar punimet e asaj seance. 

Mitroviq tha se ai do të bojkotojë Kuvendin deri sa serbët nuk përfaqësohen në qeverisjen lokale.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *