NË VEND TË DITËVE TË DIASPORËS, MASKA MBROJTËSE FALAS

Agron Rahimi, aktivist dhe humanist i njohur për Bujanocasit, në bashkëpunim me disa aktivist të tjerë që jetojnë dhe veprojnë në Diaspor, (Zvicërr, Gjermani e Kosovë) si dhe biznesmen nga Lugina kanë ndërmarr një aksion për mbledhjen dhe më pas dhurimin e maskave dhe mjeteve të tjera mbrojtëse ndaj covid-19 në Luginë të Preshevës.
Ky aksion i tyre ka gjetur mbështetjen edhe të organizatave joqeveritare në Luginë si dhe disa shtëpive mediale këtu.
Më poshtë gjeni postimin e plotë të tij :
Vitet e kaluara në keto data ishim në valën e organizimeve “DITËT E DIASPORËS”, por, duke parë përhapjen e pandemisë me përmasa të jashtëzakonshme, me ndihmën e disa miqve të vullnetit të mirë, do të bëjmë fillimisht shpërndarje të maskave mbrojtese nga e premtja para faljes së namazit të KURBAN BAJRAMIT, në të gjitha xhamitë e komunës Bujanocit në bashkëpunim me imamët e xhamive.
Aksioni do të vazhdoj të shtunën në qytetin e Bujanocit, në 2 vende ku mund të bëhet edhe kontrolli i temperaturës dhe matja e oksigjenit, pa harruar maskat mbrojtëse që do të shperndahen falas.
Agjenda për javën e ardhshme do jetë e përpiluar që të shpërndajmë sa më shumë maska dhe masa preventive në çdo fshat dhe vendbanim pa dallim ku do jetë nevoja.
Shperndarja dhe organizimi do të bëhet në bashkëpunim me organizaten “THE FUTURE” , “OJQ QARG”, për Preshevë OJQ “KËRKO TË DREJTËN TËNDE”, kurse mbështetje mediale kanë shprehur gatishmëri RTV SPEKTRI, si dhe portali BUJANOVAÇKE, shkruan në statusin e tij z. Agron Rahimi…



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *