fbpx

Pas takimeve me SNS-in, Pajaziti kërkon nga Arifi ta sqaroj pozicionin negociues

Bujanoc, 30. korrik 2020. – Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Arbër Pajaziti, ka kërkuar sot sqarime nga Nagip Arifi se në çfarë cilësie po i zhvillon bisedimet me SNS-in e Bujanocit.

„Në cilësinë e kryetarit të komunës, të PD-së „ …. ka parashtruar pyetjen Pajaziti, transmeton FOLonline.

Më tej Pajaziti ka lënë të kuptohet se këto biseda nuk po zhvillohen në emër të koalicionit të shqiptarëve.

Të paktën APN nuk është në dijeni dhe nuk është pjesë e këtyre kalkulimeve”- ka konkluduar Pajaziti.

Postimi i Pajazitit:

Takimet dhe bisedat për zgjerim të koalicionit qeverisës në Bujanoc, duhet të qartësohen. Janë takime të kryetarit të PD-së me atë të SNS-së në Bujanoc, apo të kryetarit të komunës me përfaqësuesin e partisë përkatëse?!
APN si nënshkruese e koalicionit, nuk është pjesë e këtyre kalkulimeve dhe nuk është në dijeni për këto takime.




Leave a Reply

Your email address will not be published.