DRITON REXHEPI SËRISH KRITIKON NAGIPIN

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 3 gusht 2020 (Foto FB) – Driton Rexhepi, kandidati për kryetar komune i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) në zgjedhjet e fundit, sërish është i vetmi zyrtar nga kjo parti që po drejton kritika publike ndaj deklaratave të të parit të Bujanocit, Nagip Arifi.

Këtë herë, arsyeja ishte takimi i Arifit me Nenad Mitroviq lidhur me mundësinë e futjes së PPS në qeverinë lokale, e cila aktualisht përbëhet nga 4 parti shqiptare.

– Për takimet dhe bisedimet e përfshirjes së partive serbe në qeverisjen lokale të cilat i ka zhvilluare kryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi me liderët tyre, Partia për Veprim Demokratik (PVD) ka mësuar nga mediat, thotë Driton Rexhepi nga PVD.

Rexhepi ka reaguar sërish për paraqitjet publike të partnerit të koalicionit Nagip Arifi, duke thënë se përveç kritikëve të përditshme të shumta drejtuar qeverisë së mëparshme, të udhëhequr nga PDD, asgjë tjetër nuk është bërë në këtë kohë të shkurtër nga formimi i mazhorancës së re në pushtet.

– Pos, një mori kritikash në paraqitjet e tyre tê pêrditshme në adresë të qeverisjes kaluar (2016-2020), akuzave ndaj partnerëve të koalicionit të sotëm, asnjê veprim konkretë nga ana e partnerve të koalicionit tê shumicës në Bujanoc në raport me ndërmarrje më të përgjithshme politike në shërbim të mbrojtjes e lartësimit të drejtave kombëtare të shqiptarëve në Luginën e Preshevës?- thotë Rexhepi, i cili ishte Kandidat për PDD për kryetar komune.

Sipas tij, mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në takimet e rinovuara me partitë lokale serbe (të paktën kështu u informuam prej webportaleve), për të cilat, siç thotë ai, zyrtarët e PVD-ës marrin vesh perms portaleve mediale.

Pas takimit me Mitrovicin, një partner tjetër i koalicionit, Arbër Pajaziti nga Alternativa, i kërkoi Arifit të zbardhë përmbajtjen e diskutimeve me kreun e Progresistëve të Bujanocit.

Tani për tani, Rexhepi është i vetmi zyrtar i kësaj partie që reagon ndaj kritikave të vazhdueshme, të adresuara ndaj qeverisjes së mëparshme nga kryetari aktual i komunës.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *