fbpx

U ANULUA PROTESTA PARA “KOMUNALISË”

Bujanoc, 3 gusht 2020 (Foto nga arkivi) – Është anuluar protesta e qytetarëve të pakënaqur para Komunalac për shkak të mungesës së ujit, e paralajmëruar së pari për të premten dhe më pas e shtyrë për sot.

 Banorët e Rakocit që kishin planifikuar ardhjen në Bujanoc na thanë se do të presin disa ditë që menaxhmenti i ri i Komunalisë të përmbushë premtimin për normalizimin e furnizimit me ujë.

 -Që nga paralajmërimi i protestës, gjendja në furnizimin me uj ditët e fundit është stabilizuar, dhe kemi marrë një premtim se problemi ynë do të zgjidhet në planin afatgjatë. Sidoqoftë, nëse asgjë nuk ndryshon ditëve në vijim, ne do të vijmë në Bujanoc, thonë bashkëbiseduesit tanë.

 Pas njoftimit të tyre për protestën, protesta para Komunalac përmes rrjeteve sociale (facebook) kishin paralajmëruar edhe banorët e disa fshatrave të tjerë që kanë probleme kronike me ujin – Zhuzhelica, Lilanca, Zhbevci dhe Bozhinjevci.

 Jozyrtarisht në Komunali na thanë  se problemi kryesor i mungesës së ujit npër disa vendbanime përkon me harxhimet e tepërta të ujit në qytet, por edhe nga shkaku se një numër i konsiderueshëm personash ujisin të mbjellurat nëpër serra.




Leave a Reply

Your email address will not be published.