fbpx

RUZHDI HALILI, KOMUNALIA: FURNIZIMI ME UJ DHE PROBLEMI ME BARTJEN E MBETURINAVE DO TË ZGJIDHEN SË SHPEJTI

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 4 gusht 2020 – Kryetari i ri i Autoritetit të përkohshëm që drejton Ndërmarrjen publike “Komunalia”, Ruzhdi Halili, thotë se ka urdhëruar që heqja e mbeturinave nga “pika kritike” pas ndërtesave në sheshin e qytetit të bëhet menjëherë dhe se problemi me furnizimin me ujë do të zgjidhet me blerjen e pompave të reja.
Ne kemi blerë tashmë dy pompa të reja, dhe ne do t’i zëvendësojmë të gjitha. Unë premtoj që do të jem maksimalisht i përgjegjshëm ndaj të gjithë qytetarëve dhe se çështja e ujit do të zgjidhet përgjithmonë sa më shpejt që të jetë e mundur. Sidoqoftë, të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm se është e pamundur që uji të jetë i bollshëm gjatë periudhës së verës, por do të jetë i mjaftueshëm për të gjithë qytetarët – thotë Halili për Bujanovaçke.

Halili ka përballë shumë probleme: Qendra e Bujanocit të hënën

Kur u pyet nëse ai premtim vlen edhe për banorët e fshatrave Zhuzhelicë, Lilancë, Bozhinjevac, Karadnik dhe Sërpska Kuqa, për hallin e të cilëve me ujin e pijshëm Bujanovaçke ka shkruar disa herë deri më tani, Halili tha se “vlenë të gjithë”.
Me rastin e pamjeve të shëmtuara me mbeturina në sheshin e qytetit, në afërsi të verandave të shumta të kafiterive, Halili theksoi se tani e tutje, mbeturinat nga ai vend do të hiqen çdo ditë.
– Nuk varet gjithçka vetëm nga punëtorët tanë, ndodh që është e pamundur të afrohesh në rrugën Josif Janjić për shkak të veturave të parkuara, por unë urdhërova të gjejnë ndonjë mënyrë për të hequr mbeturinat nga atje çdo ditë. Nuk do të ketë më pamje të tilla – thekson Halili.
Menaxhmenti i ri në “Komunali” u emërua javën e kaluar dhe, përveç të tjerash, ka si detyrë që brenda tre muajve ta hartoj raportin për situatën në këtë kompani publike, pas së cilës, sipas njoftimeve nga vetëqeverisja lokale, në “Komunali” do të emërohet ose ushtrues detyre i drejtorit ose drejtor me mandat të plotë, me çka do t’i përfundonte mandati Organit të përkohshëm.



Leave a Reply

Your email address will not be published.