GASTRONOMËT E BUJANOCIT: SIKUR VETËM TE NE PO PËRHAPET VIRUSI KORONA

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 4 gusht 2020 – Gastronomët lokal janë padyshim viktimat më të mëdha të masave kundër virusit Korona, dhe shumë prej tyre publikisht janë duke e shprehur indinjatën e tyre, duke pyetur veten nëse virusi po transmetohet vetëm në objektet e tyre.

Dragan Milliq, njëri nga gastronomët e Bujanocit, i cili, ashtu si kolegët e tij në të gjithë vendin, janë goditur nga ky virus që nga fillimi i krizës në mars të këtij viti, thotë për Bujanovaçke se qarkullimi ditor është përgjysmuar që nga zbatimi i masës së ndalimit të punës nga ora 21.00.

– Ky sezon na dështoi, ngase me kapacitet të plotë kemi punuar vetëm për disa javë, mirëpo megjithatë shëndeti i njerëzve është gjëja më e rëndësishme – thotë Milliq.

Ai thekson, se masat e miratuara javën e kaluar nga Shtabi komunal për situata emergjente nuk kanë përfshirë gjithë sektorët e nevojshëm, sepse padrejtësisht e gjithë barra ka rënë ekskluzivisht vetëm mbi gastronomët.


Foto: Sezon i dështuar

-Nëse si komunë jemi në një situatë kaq të vështirë, dhe nuk kam asnjë dyshim që jemi, sepse i besoj profesionistëve dhe autoriteteve në nivelin lokal dhe kombëtar, atëherë për hir të shëndetit të njerëzve këtë barrë duhet ta ndajmë të gjithë, jo vetëm kafiteritë dhe restoranet. Nuk është e vërtetë se njerëzit grumbullohen vetëm në këto lokale, por ata gjithashtu shkojnë në bastore, kazino, tubohen në qendër. Kam frikë se në këtëmënyrë ne po ia zgjasim në infinit jetën e kësaj të keqeje, ndërkohë që financiarisht po e pësojnë vetëm gastronomët, të cilët edhe ashtu janë nën minimumin e ekzistencës – thotë Milliq për Bujanovaçke.

Ai thotë se do të ishte i gatshëm të pranonte një mbyllje të plotë për disa ditë, nëse profesionistët thotë se diçka e tillë është e domosdoshme për të ndaluar përfundimisht përhapjen e virusit Korona në Bujanoc.

-Shpresoj që nuk do të ndodhë, por nëse kjo do të jetë e vetmja mënyrë, atëherë le të ndodhë, por jo përsëri vetëm për restoranet dhe kafiteritë. Por mbyllja le të vlejë për çdo hapësirë ku ka grumbullim të njerëzve. Mbase pas kësaj ne më në fund do të jemi në gjendje të jetojmë dhe të punojmë në një mënyrë që deri diku do t’i ngjante jetës para epidemisë – thotë Miliq.

Përveç faktit se masat antikovid nuk i përfshinë të gjitha fushat, si një problem të madh Milliq e shehë edhe kontrollin selektiv të zbatimit të masave.

-Kështu ka lokale që mund të punojnë edhe pas orës 21, ata mund të kenë sa të duan mysafirë në një tryezë, as që çajnë kokën për mbajtjen e distancës, ndërkohë që të tjerët me përpikmëri masat e parapara. Kështu që të rinjtë mblidhen në sheshin e qytetit, pa maska, pa asgjë. Dhe përsëri në një rreth të mbyllur, përsëri një rritje e numrit të rastevetë reja, masa të reja deri në vendosjen e drynit në dyert e atyre bizneseve të cilat respektuan gjithçka që nga fillimi i pandemisë – shprehet i zhgënjyer Milliq .

Që nga fillimi i epidemisë, në komunën e Bujanocit janë infektuar 140 persona , ndërsa drejtoresha e Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc, Llella Jovanoviq, tha të martën se “as që bëhet fjalë për lehtësimin e masave “.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *