Kujdes në autostradën në Serbi, “ Mafia rrugore “përsëri në aksion

Bujanoc, 5.8.2020. (Photo Bujanovacke ilustrimi)- Sezonin e pushimeve verore dhe të udhëtimeve nëpër Serbi, e ashtuquajtura “mafi rrugore” po përpiqet ta shfrytëzojë , paralajmëron sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Auto-moto të Serbisë-AMSS, Milan Nikoliq.

Ai njoftoi për televizionin Prva se në autostradat në Serbi shpesh gjenden objekte të ndryshme me qëllim që të shkaktojnë aksident.

“Ata vendosin objekte në mënyrë që dikush të shkel në to, dhe të njëjtit paraqiten si dikush që zgjidh problemin,” thotë Nikoliq.

Ai njoftoi se një “ndihmë e tillë e rreme në rrugë” më pas shpie në një qendër shërbimi për të paguar shpenzimet aktuale ose fiktive të aksidentit.

“Këto janë metoda të ndryshme, të zhvilluara ndër vite. Përdoret vaj i spërkatshëm, shpimi i ftohësit etj. Zakonisht rastet ndodhin në pompat e benzinës dhe në korsitë e ndalimit. Ata gjithashtu përdorin objekte metalike që shpojnë gomat”, tha ai.

Nikoliq tha se shoferët që ngasin në autostradë me 120 kilometra në orë nuk mund të reagojnë as gjatë ditës, e lëre më gjatë natës kur hasin në pengesa të tilla në rrugë.

“Nuk duket si një mashtrim për shoferin menjëherë, sepse ai është i kënaqur që ai dhe pasagjerët mbijetuan. Ai e përjeton këtë ndihmë të papritur si fat në një aksident, ndihmë të një personi privat dhe nuk e kuoton se ishte një krim i planifikuar ”, tha ai. Ndodh që ngasësit e kuptuan se ishte një mashtrim, veçanërisht kur dëgjuan çmimin për zgjidhjen e problemeve.

“Nëse dikush e kupton që ky është një mashtrim, ata marrin një pozicion tjetër dhe kërkojnë nga 300 deri në 500 euro sepse ata bëjnë tërheqje nga diagnostikim”, deklaroi ai.

Siç tha ai, ky është një mashtrim i koordinuar mirë që ka ndodhur me vite, por edhe në vendet e rajonit.

Ai rekomandoi që nëse e gjeni veten në një situatë të tillë, të kontaktoni policinë ose AMSS, transmeton FOLonline.

“Jo vetëm ata që janë në kurth, por edhe ata që vërejnë se diçka e çuditshme po ndodh në autostradë duhet të telefonojnë AMSS ose policinë,” vuri në dukje ai.

Siç tha ai, viktimat janë më shumë të huaj se sa shtetasit tanë, sepse njerëzit tanë janë të parët që përballen në situata të tilla.

Kohët e fundit, siç deklaroi ai, një situatë e tillë ka ndodhur në autostradën për në Nish afër Razhanjit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *