MBYLLJA E TREGUT TË GJELBËRT NË BUJANOC SHKAKTOI REAGIME TË ASHPËRTA

Bujanoc, 6 gusht 2020 – Tregu i gjelbër të hënave në Bujanoc është një nga më të mëdhatë edhe për nga qarkullimi dhe shitja e produkteve.

 Lajmi për ndalimin e tij, i cili u aprovua të mërkurën nga Shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme , zemëroi shumë njerëz nga Bujanoci, bazuar në bazë të komenteve të publikuara në faqen tonë të FB.

 -Tani, në vend se në tregun e hapur, njerëzit do të shtyhen e grumbullohen nëpër markete. Cila është logjika e një veprimi të tillë? ”, pyet një nga lexuesit.

 -Lehtë është për ata të propozojnë që gjithçka të mbyllet, meqë nuk e kanë për dert, sepse sigurojnë rroga pune e sigurime nga shteti “, shkroi një tjetër.

 Shumica e komenteve janë nga ata që realizojnë të hyra nga shitja e produkteve në tregun e gjelbërt.

 Kështu që një nga lexuesit pyes veten se ku do të shesë produktet e tij bujqësore.

 Ai thekson se e gjithë familja jeton prej shitjes së produkteve në treg.

 Ka edhe komente ironike duke pyetur se si është e mundur që virusi të shfaqet vetëm pas orës 21:00, kur edhe mbyllen lokalet e gastronomisë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *