SHTABI: NGA SOT NË BUJANOC KONTROLL I SHTUAR I ZBATIMIT TË MASAVE KUNDËR COVID -19

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 6 gusht 2020. Që nga e enjtja (6 gusht), Inspeksioni Komunal, siç thuhet nga Shtabi për situata të jashtëzakonshme të Bujanoc, do të ushtrojë kontroll të intensifikuar mbi zbatimin e masave kundër përhapjes së Covi-19.

– Kreu i Administratës Komunale është urdhëruar që të organizojë punën e Inspeksionit Komunal, në mënyrë që punonjësit të lirohen nga puna nga ora 7.00 e mëngjesit deri në ora 15.00 pasdite, me qëllim që rregullisht dhe çdo ditë të kryejnë kontroll të shtuar dhe mbikëqyrje të zbatimit dhe rrespektimit të masave të parapara mbrojtëse edhe pas orës 15.00 pasdite – thuhet në përfundimin e plotësuar mbi masat i cili ka hyrë në fuqi nga sot.

Përveç rritjes së mbikëqyrjes, Shtabi ka shtrënguar masat, për të cilat tashmë ka shkruar Bujanovaçke, ashtu që ndalimi i punës nga ora 21. në mbrëmje deri në ora 6.00 të mëngjesit nga sot të vlejë edhe për “kazinotë, bastoret sportive, objektet e lojërave të fatit, lojërat (objektet për argëtim e lojëra) ”.

– Mbyllen tregjet (tregu i pemëve dhe perimeve si dhe ai i bagëtisë) në territorin e komunës së Bujanocit (të hënave në Bujanoc, të premteve në Klenik dhe të marteve në Bilaç) deri në njoftimin e radhës – thuhet në dokument.

Në seancën e djeshme të Shtabit të Situatave emergjente, në të cilën mori pjesë edhe epidemiologu Branisllav Tiodoroviq, anëtar i Shtabit republikan të Krizave, u tha se situata epidemiologjike në komunë ishte e pavolitshme dhe se sipas “numrave të tanishëm” Bujanoc ishte më i rrezikuari në rrethin e Pçinjës.

Drejtoresha e Shtëpisë së shëndetit Dr Llella Jovanoviq, e cili në mënyrë të përsëritur kritikoi shërbimet kompetente për kontroll të pamjaftueshëm, tha të mërkurën se ka vërejtur një ndryshim të vogël pozitiv, por ende duket sheshit se nuk ka rrespektim të plotë të masave.

Tiodoroviq vuri theksin veçmas në rëndësinë e mbikëqyrjes së intensifikuar, duke thënë se situata e keqe me Covid-19 do të mbretëroj për aq kohë sa nuk do të ketë respektim të masave.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *