fbpx

KAMBERI AKOMA KRYETAR I BUJANOCIT!

Bujanoc, 7 gusht 2020 (Foto www.bujanovac.rs) – Shaip Kamberi është ende Kryetar i Komunës së Bujanocit, megjithëse këshilltarët zgjodhën Nagip Arifin në këtë pozitë më 22 korrik!
Kushdo që hedh një vështrim të plotë në faqen zyrtare të Komunës së Bujanoc, në të cilën qeverisja përbëhet nga 4 parti shqiptare, do të vinte në këtë përfundim.
Pothuajse në të gjithë ekranin, fotografia e Kamberit shfaqet teksa u thotë qytetarëve të respektuar se është privilegj të jetë në shërbimin e tyre, dhe si së bashku mund t’i arrijmë qëllimet e përcaktuara.
Kamberi shfaqet edhe në këndin e sipërm të majtë, ku është në shërbim të qytetarëve në kategorinë “Pyetni kryetarin”.
 Tani, nëse nuk keni mundësi tjetër, le të themi se nuk shkoni personalisht në zyrën e kryetarit dhe doni të kërkoni diçka nga ai, është logjike ta bëni atë përmes faqes së internetit të komunës. 
 Por, cilin kryetar do ta pyetni: Kamberin apo Arifin?
 Menjëherë pas zgjedhjes, Arifi mori të gjitha kompetencat e pushtetit në duart e tij, por ekipi i tij dhe ai, padyshim anashkaluan detajet e vogla të azhurimit të portalit.
 Padyshim që, lajmet për të po ndryshojnë çdo ditë, por fotografia dhe pozita e Kamberit janë akoma aty (7 gusht 2020), 16 ditë nga inaugurimi i Arifit.
 Ne, qytetarët e Bujanocit e dimë shumë mirë kush është kryetari ynë, por kjo “gjë e vogël” mund të ngatërrojë seriozisht vëzhguesin nga jashtë.
 Dhe për fund, në faqen zyrtare të FB të Komunës së Bujanocit, lajmet  publikohen ende vetëm në shqip.



Leave a Reply

Your email address will not be published.