Bujanoc, 7. 8. 2020. (Foto Zeri)- Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, nesër do të vizitojë komunën e Bujanocit dhe të Preshevës, ku do të takohet me autoritetet lokale dhe politike të këtyre dy komunave me shumicë shqiptare, përcjell “Zëri”.
Gjatë vizitës në Luginë, Ministri Zemaj do të vizitojë edhe ambulancat në Bujanoc e Preshevë ku trajtohen pacientët me COVID-19.
Gjatë kësaj vizite, ministri Zemaj do të pritet në Këshillin Kombëtar Shqiptar nga kryetari i këtij Këshilli, Ragmi Mustafa dhe më pas do të vizitojë komunën e Bujanocit ku do të pritet nga kryetari Nagip Arifi, për të vazhduar pastaj vizitën në komunën e Preshevës për tu takuar me kreun e kësaj komune, Shqiprim Ariifi. Përpo tyre, Zemaj do të takohet edhe me kryetarin e PDSh-së, Ragmi Mustafa dhe kryetaren e PVD-së, Ardita Sinani.
Kjo vizitë e Zemajt bëhet me ftesë të kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa. /Zëri