ZEMAJ POROSI SHQIPTARËVE NË BUJANOC: SHËROHENI LIRSHËM NË SERBI

Shkruan: N Stevanoviq

Bujanoc, 8 gusht 2020 – Unë erdha në Bujanoc për t’u thënë qytetarëve që të mjekohen lirshëm dhe se për shërbime mjekësore t’iu drejtohen edhe enteve në Serbi, tha Ministri kosovar i shëndetësisë, Armend Zemaj.

Nga Shtëpia e shëndetit në Bujanoc i porositi qytetarët që të mos ndjehen të frikësuar dhe të rrezikuar, veçanërisht ata që kanë nevojë për hospitalizim në ente shëndetësore jashtë Bujanocit.

Sipas tij, sa i përket çështjes së pandemisë ka një bashkëpunim të shkëlqyer mes ministrive të shëndetësisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë i shkëlqyeshëm.

Në hyrje të Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc Zemaj u pritë nga drejtoresha, Dr.Lela Jovanoviq bashkë me një grup punonjësish, të cilët e njoftuan atë me situatën epidemiologjike në Bujanoc.

Ajo theksoi se vizita e Zemajt u aprovua nga Ministria e Shëndetësisë.

Shtëpia e shëndetit në Bujanocit, si dhe i gjithë sistemi shëndetësor në Serbi, nuk i ndan pacientët sipas kombësisë, dhe asnjëherë nuk e ka bërë atë – tha ajo.

Ajo shtoi se enti është furnizuar mirë me pajisje dhe materiale, dhe se Ministria serbe e shëndetësisë është duke reaguar ndaj çdo nevoje që kemi.

Ajo përsëriti se problemi më i madh është se një numër i madh i qytetarëve, përkundër simptomave të tyre, megjithë apelet e shumta, nuk paraqiten për t’u trajtuar në entetin përgjegjës, por po trajtohen me vetiniciativë nëpër ente private apo edhe vetë në shtëpi.

Musafiri nga Prishtina edhe një herë tha se është e nevojshme që qytetarët të respektojnë masat e mbrojtjes dhe të zbatojnë këshillat e drejtoreshës dhe mjekëve të tjerë të Shtëpisë së shëndetit.

Zemaj në Bujanoc u takua dhe bisedoi edhe me drejtuesit e Këshillit kombëtar të shqiptarëve, ndërkaq gjatë qëndrimit të tij do ta vizitoj edhe Preshevën.

Deri më 8 gusht në komunën e Bujanocit nga pasojat e sëmundjes Covid-19 kanë vdekur 15 persona, ndërkohë që nga fillimi i pandemisë regjistruar në 154 raste të infeksionit me këtë virus.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *