fbpx

GJASHTË TË SËMURË NË BUJANOC NGA COVID – 19

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 11 gusht 2020. Infeksioni me Covid-19 është konfirmuar edhe te gjashtë banorë të tjerë të komunës së Bujanocit, kryesisht nga Tërnoci, i është thënë Bujanovaçkes në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc.

-Numri më i madh i të sëmurëve të rinjë janë nga Tërnoci. Numri i ekzaminimeve në ambulancën covid është në nivelin e mesatares të dhjetë ditëve të fundit, pra 70-80 pacientë në ditë. Një numër më i vogël, rreth njëzet sishë, janë pacientë që paraqiten për herë të parë për shkak të simptomave karakteristike për Covid-19, ndërsa në shumicën e rasteve bëhet fjalë për ekzaminime kontrolli – tha drejtoresha e Shtëpisë së shëndetit.

Ajo përsëri theksoi se është e nevojshme që qytetarët të kontaktojnë mjekun menjëherë pas shfaqjes së simptomave, përndryshe rrezikojnë përkeqësimin e gjendjes, gjë që mund rezultoj me hospitalizim urgjent.

Me gjashtë rastet e reja, numri i personave të infektuar me kovid-19 është rritur në 160, që nga fillimi i epidemisë.

Janë duke u pritur edhe rezultatet e testimit të edhe 13 personave të tjerë.

Sipas të dhënave zyrtare, nga pasojat e Covid-19 në territorin e Komunës Bujanoc deri më tani kanë vdekur 15 persona.




Leave a Reply

Your email address will not be published.