GJATË KËSAJ JAVE TAKIMI ARIFI – MITROVIQ

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 11 gusht 2020. Vazhdimi i bisedimeve për hyrjen e koalicionit rreth Partisë Progresive Serbe (SNS) në qeverinë komunale në Bujanoc, i përbërë ekskluzivisht nga partitë shqiptare, mund të pritet gjatë kësaj jave.

Angazhimet e tjera janë arsyeja e vetme që nuk ka pasur takime të reja midis kryetarit të komunës dhe kreut të Partisë Demokratike (PD) Nagip Arifi dhe kreut të Progresistëve të Bujanocit, Nenad Mitrovic, pas pas takimit fillestar të 30 korrikut, thotë Mitroviq.

– Unë isha jashtë Bujanocit për shkak të konstituimit të Kuvendit republikan, ndërkaq Arifi gjithashtu ishte i zënë me obligimet e tij. Ne biseduam në telefon javën e kaluar dhe mund të pritet që të takohemi në ditët në vijim me qëllim që të vazhdojmë bisedimet, nëse nuk do të kam obligime në Kuvend – tha të martën për Bujanovaçke deputeti popullor Mitroviq.

Siç tha Mitroviq më herët, bisedimet për hyrjen e SNS në koalicionin qeverisës ishin inicuar nga Arifi, i cili i tregoi të parit të progresistëve se në marrëveshjen e koalicionit të partive shqiptare ekzistonte një klauzolë për hyrjen e partive serbe në pushtet.

Progresistët kanë vendosur të bojkotojnë kuvendin lokal derisa përfaqësuesit e komunitetit serb të të bëhen pjesë e qeverisjes.

– Ne i përmbahemi parimit se 40% e qeverisjes u takon serbëve – kishte thënë Mitroviq pas takimit me Arifi.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *