fbpx

FRYMA KULINARIKE DHE HEDONIZMIT GASTRONOMIK NGA BUJANOCI

Shkruan: N. Stevanoviq

 Bujanoc, 12 gusht 2020 Bojan Mitic, profesor i gatimit në Shkollën e Mesme “Shën Sava” në Bujanoc, dhe kolegu i tij Stefan Kostiq, filluan ta  xhirojnë atë që dinë të bëjnë më së miri – të gatuajnë.

 Tandemi i kuzhinierëve ka nisur kanalin në YouTube “Fryma e kuzhinës”, në të cilin ata do të postojnë video materiale për përgatitjen e llojeve të ndryshme të ushqimeve.

 Mitiq, i cili së bashku me nxënësit dhe profesorët e tjerë në shkollën e Bujanocit, fituan mirënjohje dhe çmime të shumta në garat e gatimit në të gjithë vendin, ndërkaq për Bujanovaçke thotë se qëllimi i “Fryma e kuzhinës” është të sjellë ushqim të shëndetshëm dhe të shijshëm për sa më shumë njerëz.

 – Përmes videove që postojmë në kanalin “Fryma e kuzhinës”, përpiqemi të promovojmë dhe t’i bëjmë sa më të njohura të gjitha llojet e gatimeve dhe recetave. Në një mënyrë të thjeshtë dhe praktike, ekipi i kanalit sjell gatimet më të shijshme nga të gjitha kuzhinat e botës. Ne i ftojmë të na ndjekin të gjithë ata që e duan ushqimin e mirë, duke ju premtuar se ata do të mbeten të kënaqur nga ajo që do të shohin – thotë Mitiq për Bujanovaçke.

 Dy ditë më parë, Mitiq dhe Kostiq publikuan një video se si të përgatisni fileto derri dhe sallatë meksikane, ndërkohë që aty gjendet edhe një video e përgatitjes së biftekut të viçit me dardha të pjekura në skarë dhe sallatë vitaminoze, por edhe një recetë për salmosin e stroganofit dhe kofshët e pulës në marinadën e kosit.

 – Do të ketë më shumë video, rruga jonë është hedonizëm, prandaj kënaquni – thotë Mitiq.

 Në vegzën e mëposhtme ju mund të shihni si gatuajnë Mitiq dhe Kostiq:

 https://www.youtube.com/channel/UC6FoBotDffQv9C9prkXqWEw

 




Leave a Reply

Your email address will not be published.