fbpx

Takimi Arifi-Mitroviq rreth koalicionit

Bujanoc, 12.8.2020. – Lideri i Partisë Progresiste Serbe në Bujanoc, Nenad Mitroviq, e ka lënë të hapur mundësinë e një takimi gjatë kësaj jave me kryetarin e komunës dhe të Partisë Demokratike, Nagip Arifin.

“Jemi dëgjuar me Arifin në telefon dhe për shkak të angazhimeve, unë në parlament e ai në komunë, nuk kemi arritur të takohemi“, është shprehur për Bujanovaçke Mitroviq, transmeton FOLonline.

Ai ka thënë se nëse nuk paraqiten obligime tjera takimi mund të ndodh gjatë kësaj jave.

Ndërkohë, në kabinetin e kryetarit të komunës, Nagip Arifi, theksojnë se një takim i tillë për momentin nuk është i planifikuar.

”Për momentin jemi duke u marrë me agjendën e vizitës së kryetarit të Kamenicës, Qëndron Kastrati,në Bujanoc “, ka theksuar për FOLonline, Sali Salihi, shef i kabinet të kryetarit Arifi.

Kohë më parë ishte zhvilluar një takim Arifi- Mitroviq, pas të cilit lideri i progresistëve lokal kishte deklaruar se partia e tij insiston në 40 përqind të pushtetit.

Partitë tjera shqiptare, nënshkruese të Marrëvehsjes së koalicionit lokal në Bujaoc deri më tash nuk janë deklaruar për përfshirjen ose jo të SNS-it në koalicion.




Leave a Reply

Your email address will not be published.