fbpx

EDHE KATËR TË SËMURË NGA COVID-19 NË BUJANOC, SITUATA DREJTË PËRMIRËSIMIT

Shkruan: N. Stevvanoviq

Bujanoc, 13 gusht 2020. Situata epidemiologjike në Bujanoc, në krahasim me javën e kaluar, deri diku është përmirësuar, i tha Bujanovaçkes drejtoresha e Shtëpisë së shëndetit, Dr Llella Jovanoviq.

Që nga e marta (11 gusht), janë konfirmuar edhe 4 raste të tjera të infeksionit me virusit Covid – 19, duke rritur numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 164 persona që nga fillimi i epidemisë, ndërkaq janë duke u pritur edhe 7 rezultate të tjera të testimit.

-Kemi një situatë deri dikur më të mirë sesa javën e kaluar, meqë shifrat e fundit tregojnë se ka rënie të lehtë si për nga numri i kontrollimeve në ambulancën kovid, numri i të testuarve dhe të infektuarve të rinjë. Në asnjë mënyrë nuk duhet të kuptohet kjo si një shenjë relaksimi – tha të enjten Dr. Jovanoviq.

Ajo theksoi se të hënën do ta kemi një vlerësim më të saktë të gjendje aktuale, pas së cilës do të merren vendime të mëtejshme për masat mbrojtëse në nivel të komunës.




Leave a Reply

Your email address will not be published.