fbpx

Këto janë vendet e rezervuara për specializimin e mjekëve nga Lugina

Bujanoc, 13.8.2020.- Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka lënë gjithsejt 48 vende të rezervuara për specializimin e mjekëve nga Lugina, shkruan FOLonline.
Në njoftimin e kësaj ministrie të cilin e ka transmetuar KKSH thuhet se një numër i specializantëve do të paguhen ndërsa një pjesë tjetër do të ndjekin specializimin me vetfinansim.

Këto janë vendet e rezervuara për specializim sipas degëve:

48 VENDE TË REZERVUARA PËR MJEKËT NGA LUGINA E PRESHEVËS NË KONKURSIN PËR SPECIALIZIM NË KOSOVË.

Në konkursin e hapur nga Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës për specializant,48 kuota janë ndarë për mjekët e Luginës së Preshevës. Edhe atë :

“Vende të rezervuara për Luginën e Preshevës ( Mjekë që punojne dhe veprojne në Luginë) sipas këtyre profileve: 3 Gjinekologji me Obstetrike, 1 Pediatri, 1 Kardiologji, 1 Pulmologji, 1 Gastroenterologji dhe 1 Mjekesi familjare (me page nga MSH), ndërsa vende me vetëfinancim janë: 1 Otorinolaringologji, 2 Endokrinologji, 1 Radiologji, 1 Dermatovenerologji, 11 Kirurgji Orale, 2 Paradontologji dhe mjekësi Orale, 1 Sëmundje të dhëmbit me endodoncion, 13 Ortodonci dhe 8 Protetikë Stomatologjike.”




Leave a Reply

Your email address will not be published.