fbpx

KALLËZIME PENALE KUNDËR SULUMESVE TË GAZETARIT DHE FAMILJES SË TIJ

Bujanoc, 14 gusht 2020 – Policia në Bujanoc do të paraqesë kallëzime penale kundër dy burrave të moshës 17 dhe 38 vjeç për kërcënim dhe sulm në Tërnoc ndaj gruas së gazetarit dhe redaktorit të portalit Folonline, Jeton Ismaili.

Drejtoria policore e Vranjës njoftoi se kallëzimet penale do të ushtrohen nga ana e Zëvendësit të prokurorit të Prokurorisë themelore në Vranjë, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer vepër penale të rrezikimitt ë sigurisë..

“Ata dyshohen se më 13 gusht të këtij viti, në afërsi të Bujanocit, kanë ardhur në shtëpinë e familjes së redaktorit të një portali dhe kanë kërcënuar gruan e tij për shkak të tekstit që ai kishte publikuar “, thuhet në një deklaratë të Drejtoratit të policisë në Vranjë.

Bujanovaçke njoftoi dje se dy burra hynë në shtëpinë e Ismailit, ndërsa ai ishte jashtë shtëpisë, duke e kërcënuan gruan e tij.




Leave a Reply

Your email address will not be published.