Tre kallëzime penale për kërcënime në Facebook ndaj redaktorit të FOLonline

Bujanoc, 16.8.2020.- Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria themelore në Vranjë pritet të ngrisin edhe tre kallëzime penale ndaj tre individëve të ndryshëm për shkak të dyshimit të bazuar se përmes rrjetit social Facebook kanë kërcënuar redaktorin e FOLonline, Jeton Ismaili.

Sipas informacioneve që i ka siguruar redaksia nga këto dy institucione, thuhet se ka mjaft fakte që të ngriten kallëzimet penale.

Ndryshe, dy raste kanë lidhje me një artikull të botuar ku flitej për kërcënimet e familjes së Ismailit, ndërsa njëri rast ka të bëjë me një letër kërcënuese dërguar direkt në mesingerin e FOLonline në Facebook.

Policia në hetimet e kryera deri më tani ka ardh në përundim se dy persona nga komuna e Bujanocit me komentet e tyre në Facebook kanë kërcënuar Ismailin, gjë që paraqet vepër penale, merr vesh FOLonline nga burimet policore.

Personave në fjalë, do t’u dërgohen ftesat për intervistim në polici nga dita e hënë, thonë të njejtat burime.

Për personin i cili ka dërguar mesazh në mesinger pritet të merret Prokuroria për Krim të Lartë Kibernetik në Beograd, theksojnë burimet e FOLonline.

E gjithë kjo, ngase sipas burimeve policore bëhet fjalë për personin, shtetas i Maqedonisë Veriore, me vendbanim në Haraçinë.

Nëse personi nuk është i qasshëm për organet e drejtësisë të Republikës së Serbisë, ai mund të gjykohet në mungesë, dhe nëse shpallet fajtor, do t’i lëshohet fletarest ndërkombëtar përmes Interpolit.

Njësitë e krimit kibernetik të policisë vetëm se kanë kryer hetimet e para në prani edhe të vet redaktorit të FOLonline, e të cilat kanë zgjatur rreth pesë orë.

Gjykimi i të dyshuarve për kërcime përmes Facebookut do të jetë rasti i parë i këtij lloji në rajonin tonë.

MPB e Serbisë, Drejtoria Policore në Vranjë, Stacioni Policor në Bujanoc dhe Prokuroria, rastin e kërcënimeve ndaj familjes së Ismailit dhe kërcënimet në Facebook janë duke i dhënë prioritet të lartë ngase bëhet fjalë për klasifikim si vepra të rënda penale.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *