VETËM TRE TË INFEKTUAR NË KATËR DITËT E FUNDIT, PRITET ZBUTJE E MASAVE

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 17 gusht 2020. Në katër ditët e fundit janë regjistruar vetëm tri raste të reja të Covid-19 në komunën e Bujanovacit, kështu që situata epidemiologjike rezulton e përmirësuar, thanë të hënën për Bujanovaçke në Shtëpinë e shëndetit.

Sipas informacionit jozyrtar nga disa burime, Shtabi komunla për situata emergjente do të shqyrtojë të martën zbutjen e masave mbrojtëse.

Rënia e numrit të pacientëve të rinjë po shoqërohet me më pak ekzaminime në Ambulancën kovid, më pakë pacientë të testuar, ndërkaq janë duke u pritur rezultatet e testimit të mostrave edhe për 5 persona.

Drejtoresha e Shtëpisë së shëndetit, Dr Lela Jovanović, theksoi për Bujanovaçke se përkundër treguesve se situata po shko drejtë përmirësimit, zbatimi i masave mbrojtëse është ende i nevojshëm.

– Kemi një situatë më të mirë, por jo në atë masë që do t’i lejonte qytetarët të bëhen të shkujdesur. Ne do t’i ndjekim shifrat dhe në ditët në vijim do të marrim vendime në përputhje me rrethanat – thotë ajo.

Me tre raste të reja, numri i përgjithshëm i personave të infektuar në Bujanoc që nga fillimi i epidemisë tani është rritur në 167.

Situata emergjente në Bujanoc është shpallur më në 17 korrik.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *