fbpx

PRISHJA E KOALICIONIT QEVERISËS NË PRESHEVË

Bujanoc, Preshevë, 18. gusht 2020. Shqiprim Arifi dhe Alternativa e tij për Ndryshim e kanë humbur shumicën në Kuvendin komunal të Preshevës pasi Sami Salihu, kryetari i Kuvendit dhe drejtuesi i Lëvizjes për Reforma, braktisi koalicionin bashkë me katër këshilltarët e partisë së tij.

 Për më tepër, Armend Aliu, nënkryetari i komunës dhe kolegu partiak i Arifit, njoftoi përmes Facebook se tani e tutje do të veproj si këshilltarë i pavarur.

 Arifi kështu mbeti në pakicë së bashku me dy këshilltarët e Partisë Progresive Serbe (SNS).

 Në këtë kohë është e panjohur nëse PVD e Shaip Kamberit do të përpiqet të bëjë shumicën.

 Nëse parlamenti nuk mblidhet për maksimum 90 ditë, sipas ligjit, do të pasojnë masa të përkohshme, të pasuara nga zgjedhje të parakohshme lokale.

 Komuna e Preshevës u gjend në një situatë të ngjashme në fund të vitit 2018, kur Alternativa për ndryshim dhe Lëvizja për reforma në zgjedhjet e mbajtura fituan gjithsej 18 vende ndërsa me ndihmën e dy këshilltarëve serbë nga SNS, formuan një shumicë të ngushtë prej 20 këshilltarësh, në Kuvendin me 38 vende.

 




Leave a Reply

Your email address will not be published.