KON: ËSHTË HERËT PËR ZBUTJEN E MASAVE

Bujanoc, 19 gusht 2020 Epidemiologu Predrag Kon thotë se është shumë herët të flitet për zbutjen e masave që janë marrë për ta luftuar Covid-19 në Serbi dhe se kjo nuk duhet të ndodhë para mesit të shtatorit, kur do të shihen pasojat e hapjes së shkollave mbi situatën epidemiologjike.

 

– Unë ende mendoj kështu, por nuk mund të jem i verbër ose të mos i dëgjoj të gjitha të drejtuara Shtabit të krizave dhe atyre që merren me çështje ekonomike. Është e qartë se do të ishte më së miri të krijojmë sa më pakë kushte për transmetimin e virusit, por në të njëjtën kohë, nëse humbasim të ardhura, atëherë nuk kemi bërë asgjë të mirë – tha Kon për të përditshmen Blic.

 

Sipas tij, do t’i vie koha që të flitet edhe lehtësimin e masave, duke shtuar se konsideron që tani është me më shumë rëndësi fillimi i ngjarjeve kulturore,  megjithëse “ka argumente” që më parë të zgjatet orari i punës së kafiterive,  të paralajmëruar nga Presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

 

Kon deklaroi se nuk përjashtohet mundësia e aplikimit të masës së vetizolimit për shtetasit e Serbisë që kthehen nga jashtë, dhe padyshim se ka një rrezik epidemiologjik nga kufijt e hapur.

 

-Kjo është arsyeja pse ne po aplikojmë kufizime për shtetasit e huaj që vijnë nga Kroacia, Bullgaria, Rumania, Maqedonia Veriore. Tani për tani, qytetarët tanë po kthehen në vend pa detyrimin e testimit ose të vetizolimit të tyre, por situata është dramatike dhe askush nuk duhet të habitet nëse diçka e tillë bëhet e detyrueshme për të kthyerit – paralajmëroi Kon.

 

Ai theksoi se ditëve në vijim numri i të infektuarve të rinjë  pritet të jetë midis 100 dhe 200 persona në ditë, ndërkaq pas kësaj ky numër do të bie.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *