Bujanoc, 20 gusht 2020. Një numër i madh i kolegëve dhe miqve po i thonë lamtumirën Isuf Salihit nga Trnoci (1956), i njohur më mirë si Cufa, shoferi legjendar i Shërbimit emergjent të Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc.
Salihi vdiq në Qendrën Klinike Nish, si pasojë e virusit të koronës.
Drejtoresha e Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc, dr Llella Jovanoviq, tha se Cufa ishte një punëtor i ndërgjegjshëm dhe i zellshëm, një mik dhe koleg i mirë.
– Shtëpia e shëndetit humbi shumë me largimin e parakohshëm të Cufës. Unë i shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjes së tij, në emrin tim dhe në emër të punonjësve të entit ku punojmë, të cilit Cufa dha shumë gjatë jetës së tij – tha dr Jovanoviq.
“Parko Cufo dhe fiki sirenat. Shko në pushim të merituar, në parajsë. Ju ishit një koleg i mirë dhe një mik edhe më i mirë “, ishin fjalët lamtumirëse për Cufën nga kolegu i tij, Sllagjan Tomiq.